Mir Se Keni Ardhur Ne WwW.Remi-Dk-Ks.Webnode.Com 

 

 

 

Ju Mir Pret Stafi "Remi"

 

LAJMET FLASH



Mirësevini në REMI-DK-KS.WEBNODE.COM Performancë e “Vetëvendosjes” në Prishtinë “Pozita dhe opozita po përfitojnë nga mjerimi i qytetarëve”              Aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” të veshur me rroba babadimri dhe nën slloganin “Babadimri nuk pati dhurata, ato i morën politikanët”, gjatë aksionit të fundit për këtë vit kanë shpërndarë për qytetarë kuti dhuratash, pa dhurata, brenda të cilave ishin vendosur fletushka me po këtë sllogan.             Përmes këtij aksioni simbolik “Vetëvendosje” ka paraqitur mënyrën se si jeta e qytetarit të Kosovës, njësoj sikurse ato kuti pa dhurata, po bëhet e zbrazët dhe pa kuptim.                 Sipas tyre jeta e qytetarëve vazhdon të bëhet gjithnjë e më shumë më e zbrazët, sepse jeta e politikanëve po mbushet përherë e më shumë me pasuri e luks.            “Viti 2010 nuk do t’i gjejë punëtorët e shëndetësisë e as ata të arsimit me paga më të larta; pensionistët që me punën e tyre në të kaluarën, e ndërtuan këtë vend, do të vazhdojnë të marrin pensione nënçmuese; nuk do të ketë vende të reja të punës për qytetarët e papunë e as arsim më të mirë për të rinjtë e këtij vendi”, vlerësuan aktivistët.            Sipas tyre, politikanët e Kosovës, pa dallim pozitë-opozitë, po përfitojnë shumë nga mjerimi i qytetarëve dhe jetën e këtyre të fundit vazhdimisht po e zbrazin.           Aktivistët e “Vetëvendosjes” thanë se nuk do të ketë jetë të mirë për aq sa na udhëheqin njerëz të korruptuar që mund të jenë në shërbim të kujtdo tjetër përveç qytetarëve.  KPM: Digjitalizimi i mediave - sfidë        Procesi i digjitalizimit të mediave në Kosovë ishte dhe mbetet sfidë edhe në vitin 2010.         Kryetarja e këshillit të Komisionit të Pavarur për Media, Argjentina Grazhdani vlerësoi lart punën e mediave, sidomos atyre nacionale, në procesin zgjedhor gjatë këtij viti.          Drejtuesit e Komisionit të Pavarur për Media e vlerësuan punën e këtij institucioni për vitin 2009 të suksesshme. Kryetarja e këshillit të Komisionit të Pavarur për Media, Argjentina Grazhdani, tha se me gjithë sfidat, me të cilat është ballafaquar ky institucion në vitin 2009 ka arritur ta plotësoj 90 për qind të planit të punës.           Grazhdani vlerësoi lart punën e mediave, sidomos atyre nacionale, gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale. Urimi i Kermabos për Vitin e Ri 2010 - të jetë vit prosperues          Shefi i misionit të EULEX-it, Iv de Kermabo, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmotit, duke thënë se pret që vitin e ardhshëm të vazhdojë rrugën e përbashkët, pasi që suksesi i Kosovës është i ndërlidhur me suksesin e EULEX-it dhe të Bashkimit Evropian.             “Në emër të gjithë pjesëtarëve të misionit të EUELX-it në Kosovë dëshiroj të shpreh urimet e mia më të ngrohta për popullin e Kosovës, me rastin e Vitit të ri. Ju dëshiroj një vit me prosperitet. Dëshiroj të shfrytëzoj rastin që t’ju falënderoj të gjithë ju për mbështetjen gjatë vitit që po lëmë pas. Jam i bindur se do të vazhdojë rruga e përbashkët me ju. Suksesi i Kosovës është direkt i lidhur me suksesin e EULEX-it dhe të BE-së”, thuhet në urim.  Ministria e Ekonomisë dhe Financave në këtë fundvit Shala: Rritja ekonomike në 2009 është 4.4 për qind           Ministri i Ekonomisë dhe Financave , Ahmet Shala gjatë konferencës së fundvitit ka thënë se përkundër sfidave të shumta Kosova kë shënuar progres të mirë si në investime, të hyrat buxhetore ashtu edhe në rritjen e ekonomike, pasi pritet që në 2009 të ketë pasur 4.4 për qind rritje.             Duke folur për të arriturat, ministri Ahmet Shala ka thënë se investimet totale gjatë këtij viti dhe në krahasim me vitin 2008 janë 18 për qind më të larta, ndërsa edhe pse kishte rënie të remitencave hyrat ishin për 24 për qind më të larta.                Ai ka thënë se për këto të hyra duhet falënderuar dy dikastere, atë të Doganave të Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ndërsa ka theksuar se përkundër krizës ekonomike që ka përfshirë Botën, Kosova pritet të arrijë shkallën e ekonomike prej 4.4 për qind për vitin 2009.             Duke folur për shkallën e informalitetit, Shala ka thënë se ajo është ende shumë e lartë dhe se për luftimin e kësaj dukurie Qeveria e Kosovës ka marr hapa në uljen e taksave prej 50 për qind në mënyrë që bizneset të pasqyrojnë realitetin e biznesit të tyre.             Një nga sukseset e Kosovës gjatë këtij viti, ministri Shala vlerëson të jetë anëtarësimi në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe (FMN) dhe në Bankën Botërore.           Ministri Shala ka përmendur se sfidë e Kosovës këtë vit ka qenë mosvënia nën kontroll e pikave doganore në pjesën veriore, porse tashmë është arritur të zvogëlohet shkalla e informalitetit që ka qenë në atë pjesë.           “Sfidë që nuk kemi arritur jo vetëm MEF-i, por Kosova është se nuk kemi mundur t’i vëmë nën kontroll Doganat në veri, por duhet të theksoj që kemi arritur të ulim fuqishëm kontrabandimin e mallrave dhe informalitetin që ka ndodhur. Të dhënat në Doganë japin për ato dy pika veriore D 1 dhe D 2, japin të dhënat e sakta se si ka qenë fluksi para një viti, si ka qenë fluksi sivjet”, ka thënë ai, duke përmendur edhe një varg marrëveshjesh të nënshkruara me shtetet e ndryshme të Botës dhe që pritet ende të nënshkruhen edhe në të ardhmen.           Ndër të tjera, ministri i Shala ka thënë se buxheti i vitit 2010 është i harmonizuar në mënyrë të plotë me Fondin Monetar Ndërkombëtar gjë që sipas tij nuk ka qenë lehtë. Ai ka thënë se projektet për vitin 2010 janë qëndrueshmëria financiare dhe stabiliteti makroekonomik, hartimi i 18 projektligjeve të reja dhe rritja e vazhdueshme e performancës në menaxhimin e financave publike.    Details...

LIVE REMI-DK-KS.WEBNODE.COM 

URIMET DHE PËRSHËNDETJET

foto